Tuesday, April 27, 2010

USAID PEP/PET Shkollat e Gjelbra


Progarmi Maqedonas “Shkollat e gjelberta” është rezultat i fushatës së USAID-it për të promovuar ambijent të qendrueshem arsimor dhe vetedijshmerin ne shkollat fillore të Maqedonisë. Programi “Shkollat e gjelbra” është sponzoruar prej USAID-it Proekti për Arsimin Fillor (I menaxhuar nga Akademia per Zhvillimin e Arsimit-AED) dhe USAID Projekti për reciklimin e plastikës ( I menaxhuar nga OJQ,MDC, Ti.Net).

I themeluar në vitin 2006, Proekti për arsimin fillor (PEP) ka renovuar 80 shkolla në Maqedoni, i fokusuar në përdorimin e energjisë,materijalet efikase dhe teknologjisë të qëndrueshme, duke e lehtësuar diskutimin për ruajtjen e energjisë së rëndësishme. Me mbarimin e proektit në vitin 2011, PEP synon të renovoj më së paku 100 shkolla, ndërimin, renovovimin, e dritareve, dyerve, sistemin ngrohës, çatit dhe izolimin. PEP-i me partnerin Projektin e Reciklimit të Plastikës kanë rezultuar në krijimin e “Klubi i Gjelbër”.

Klubet janë themeluar në pesë pilot shkolla, gjat vitit shkollor të 2008-ës dhe 2009-ës. Në vitin aktual shkollor, 15 shkolla shtesë janë përfshirë në këtë program, duke përdorur doracakun e zhvilluar nga pilot shkollat. 20 shkolla punojnë në katër tema për ambijentit, releavante për shkollat siç janë: efikasiteti energjisë, kursimi i ujit, menaxhimi me mbeturinat dhe transporti. Duke percjellur ISO 1400 standardet për menaxhim me ambientin, matin harxhimin e energjisë te shkollat, si janë duke i perdorur mbeturinat te cilat jan te prodhuar dhe si përdoret transporti. Bazuar në dhënat e fituara, ato dizajnuan dhe implementuan projekt për përmirësimin e efikasitetit të energjisë në shkollat, të reduktojnë perdorimin e ujit dhe menaxhimin më të mire të mbeturinave dhe të promovojnë mjete miqesore të ambientit për transportim.

Me ndihmën e drejtorëve dhe këshilltarëve të shkollave, fushata e nxënësve është zgjëruar duke përfshirë komunitetin më të gjërë, ku do të bëhet shpërndarja e materijaleve edukative ngritjen e vetëdijes dhe duke punuar projekte. Fonde për materijjalet, aktivitetet dhe fushatat janë të siguruara kryesisht nga USAID-i, dhe me donacion tjetër prej komunave prej 800 dollarëve, për secilën shkollë.
Per informata me te hollesishme, ju lutemi vizitoni web faqen tonë:
www.greenschools.org/mk www.pep.org/mk

No comments:

Post a Comment